20 Vite të DATALAB
Datalab feston 20 vjetorin në Shtator 2017. Z. Andrej Mertelj, shef i bordit të Datalab, dhe Z. Moreno Rodman, shef ekzekutiv i bordit të Datalab d.d., na kanë treguar si Datalab është rritur në një korporatë të suksesshme multinacionale që nga zanafilla e këtij rrugëtimi.
Ne të gjithë kemi mundur të vozisim Ferrari më 1999, kur kemi mare profited tona. Në vend të kësaj, ne kemi investuar parat e fituara në zhvillim, i cili ka mundësuar rritja në korporatë multinacionale siç është Datalab sot.
Çka ka qenë motivi shtytës për krijimin e Datalab?
Andrej Mertelj: Disa ngjarje kanë dërguar në krijimin e Datalab, por shtytës kryesor ka qenë definitivisht falimentimi i kompanisë time paraprake, Gekko d.o.o., e cila ka qenë njëra ndër shitësit e pare të kompjuterëve në Slloveni. Megjithatë, arsyeja pse e kam formësuar Datalab një kompani ndryshe nga kompanitë tipike të zhvillimit të softuerëve të kontabilitetit në fillim të viteve 90, qëndron akoma më herët.
Ndërmarrësit e suksesshëm zakonisht kanë familje të fuqishme dhe mbështetëse. A ishte kjo e vërtetë në rastin tëndë?
Andrej Mertelj: Babai im ka konstruktuar makina në Elan. Ai ka dizajnuar makinat të cilat janë përgjegjëse për reputacionin e Elan-it dhe fitoret e arritura nga Stenmark, Krizhaj dhe të tjerë, të cilat më vonë janë kopjuar nga shumica e konkurrentëve tjerë. Montimi automatik i skive, printimi anësorë, tehe të përmirësuara, bazë comprex më e lehtë dhe inovacione tjera i kanë dhënë kompanisë një avantazh ndaj konkurrentëve. Nëse mendoj për të tani, ai ka bërë në kohën industriale atë që PANTHEON po bën tani: të bërit progres me metoda të përmirësuara të punës. Atëherë ishin makinat, tani është informacioni.
Kamë qenë rreth gjashtë vjeç kur babai im kishte për të shkuar në Hanover për të marrë pjesë në panairin Industriemesse. I mori nënën time dhe mua me vete. E kam ndjerë si të isha në një planet tjetër. Automatizimi, robotët e pare – e gjtha la një përshtypje të përherëshme sidhe më formësoi mua. Kur babai im u promovua si Drejtor I prodhimit të skive, e kam vizituar shpesh atë në Elan, ku më dërgonte në sallat e montimit dhe më shpjegonte procesin e prodhimit, çfarë problemesh shfaqeshin, dhe mendonim për zhgjidhjet të cilat mund të aplikoheshin. Kush kishte menduar, që pas disa dekadash, do kë kisha shpenzuar disa muaj si prezentues në të njejtën sallë në Hanover.
Nëna ime ka future vlera tjera në mua. Si musuese e artit, ajo më ka mësuar të kem një sens për estetikën. Që gjërat duhet jo vetëm të jenë funksionale por edhe estetike. Që detajet janë të rëndësishme. Që knaqësia e vonuar është më e mire se festa e menjëhershme. Pa këto vlera, Ne të gjithë kemi mundur të vozisim Ferrari më 1999, kur kemi mare profited tona. Në vend të kësaj, ne kemi investuar parat e fituara në zhvillim, i cili ka mundësuar rritja në koorporatë multinacionale siç është Datalab sot.
Një model tjetër për mua ka qenë gjyshja ime. Vajza e themeluesit të Gorenjka, ajo qëndroj në në menaxhmet edhe pas shtetëzimit. Socializmi është ndeshur me realitetin dhe së pari duhej të bëhej diçka, përpara se të mund të ndahej me dikë. Ajo ma dha shpirtin e ndërmarrësit, talentin për marketing, sidhe modestinë dhe kursimin e parasë.
Pa këto bekime nga rinia ime dhe vlerat e future në mua, kurrë nuk do të mund të mendoja kompaninë Datalab dhe të tejkaloja vështirësitë në këtë rrugë
“Fëmiu” juaj është ERP softueri PANTHEON. Si e keni udhëhequr produktin dhe kompaninë nga fillimet e sajë në stabilitet?
Andrej Mertelj:
Partneri im në biznes, Tomaž Teyrovski, dhe unë kemi ndërtuar themelet e kompanisë në dhomën e fëmijut tim dhe me 1,000 Marka Gjermane nga paga ime e fundit. Unë isha përgjegjës për dizajnim dhe arkitekturë, shkrim të manualeve, shtje dhe mbështetje, Tomaž ishte në programim. Kompania, produkti, dhe numri I përdoruesve u rritën eksponencialisht. Më shumë se 50,000 përdorues dhe 18,000 kompani në regjion përdorin tani produktin tone.
Rritja exponenciale ka pasë uljet dhe ngritjet. Nëse menaxhimi i centralizuar dhe ego me lidership të forte ishin të mirëse ardhura në fillm, puna ekipore dhe mendimi i orientuar në detaje kërkoheshin më vonë. Më 2009, kompania ka përjetuar një krizë. Kriza u tejkalua me sukses. Kontributi I takon Z. Lojze Zajc. Një mentor i cili mi mësoj financat e larta dhe detajet e bilancit, sidhe më e rëndësishmja , se si funksionojnë organizatat e mëdha. Nëse arritja dhe inovacioni kërkoheshin për rritjen fillestare të kompanisë, tanë në rend të parë është stabiliteti. Kur keni 100 përdorues, ju mund të leni ndonjë bug në kod në mënyrë për të akomoduar një inovacion teknologjik, por kur keni 50,000 përdorues, çmimi I këtij bug-u tejkalon vlerën e marrë të kësaj veçorie të re.
Në dy vitet e fundit, ne kemi kërkuar të shtojmë menaxhmentin e kompanisë. Qëllimi ka qenë për të rekrutuar njerëzit më të mirë një fushat individuale – jo ata që janë të lirë apo vetëm duan. Jam i lumtur që kemi plotësuar disa pozicione nga brenda kompanisë, por finesa jonë ka ndihmuar edhe të marrim njerëz nga jashtë. Siç i duhet një kompanie të kësaj madhësie, përgjegjësit menaxherjale ndahen në disa shefa (shitjet, financat, zhvillimi, operacionet etj.) me një fokusim të qartë në qëllimet tona.
Nëse arritja dhe inovacioni ishin të nevojshme për ciklin e rritjes së hershme të kompanisë, stabiliteti është në vendin kryesorja sot.
Jam shumë krenarë dhe i lumtur nëse shikoj produktin në ambiciet e para dhe ato 1000 DM.
Pas njëzet viteve, ju po pauzoni nga menaxhimi aktiv i kompanisë. Cilat janë mendimet e juaja përfundimtare?
Andrej Mertelj:
Po lë një nga pozicionet më të kërkueshme menaxherjale në ekonominë regjionale. Tani është vështirë të menaxhohet një kompani e teknologjisë së lartë. Shto pastaj ambientin rregullativ I cili ndryshon vazhdimisht, pikpamjet specifike të klientëve, të cilët shpesh I shohin investimet në TI vetëm si shpenzim apo akoma më keq, si diçka e detyruar nga shteti, dhe pastaj një kuptim I mangët I industries finaciare, dhe është mrekulli që nuk kam përfunduar në ndonjë strehimore apo në varrezë si pasojë e një sulmi në zemer. Por gjithçka është mirë kur përfundon mirë.
Jam i bindur që me përvojën e fituar në Datalab, tani mund të kontribuoj edhe në revulucionin dixital të bujqësisë. Kjo është ajo përpjeka të cilës dua të ia dedikoj shumicën e kohës time, krahas famijës time.
Së fundmi, do të falenderoja të gjithë përdoruesit, ishpunonësit dhe ata të tanishëm, partnerët, zyrtarët finaciar, dhe shokët të cilët mundësuan këto 20 vite të suksesshme. Jam shumë krenarë dhe i lumtur nëse shikoj produktin në ambicit e para dhe ato 1000 DM. Datalab-it i dëshiroj një jetë të gjatë dhe të shëndetëshme me shumë pasardhës. Duke njohur dedimin e tërë ekipit dhe secilit antarë, tani mund të kaloj timonin tek gjeneratat e ardhëshme me qetësi në mendjen time.
Pavarësisht nga mjetet në dispozicion të menaxhimit sot, çelësi i suksesit është ekipi. Njerëzit me vizion, njohuri, motivim, dhe përpjekje për sukses personal si dhe suksesi për Datalab janë çelësi i suksesit.
Mr. Moreno, ju keni marrë pozicionin CEO në Maj 2017. A mund të na tregoni cili është vizioni juaj i menaxhmentit për kompaninë?
Moreno Rodman: Andrej dhe unë jemi takuar qysh më 1999. Si themelues dhe partner i kompanisë Actual, kërkoja një sistem ERP të përshtatshëm për të mbuluar nevojat e kompanive të vogla dhe të mesme në regjion. E nënshkruam një marrëveshje partneriteti me Datalab. Si drejtor i shitjes në një ndër kompanitë më të mëdha të IT në Slloveni, preferova PANTHEON para të gjithë ERP sistemeve tjera (vendore dhe të huaja) për kompani të vogla dhe të mëdha, sepse pashë një potencial të madh në të. Pak kohë më pas, më 2002, Andrej më pyeti për të marrë përgjegjësi udhëheqëse në Datalab, qëllimi i tijë ishte rrije e shpejt në tregun vendor dhe të huaj. Në këto vite pak menaxherë, kryenin disa punë, sepse e denim që një kompani e vogël ka përgjegjësitë e njejta me një të madhe, megjithë resurset e kufizuara. Në këtë aspect, PANTHEON ishte ndihmesë e madhe dhe u rritë bashk me ne.
Sot, Datalab është kompania të cilën e kemi pasë në vizion qyshë atëher. I ka të gjitha bazat për rritje të vazhdueshme dhe ekspansion në tregjet e reja. Para disa viteve menaxhmentit i duej të bëte disa punë në të njetën kohë, gjë që tani nuk është më evidente. Tani jemi shumë të mëdhej që të menaxhohemi nga një grusht njerzish. Për këtë arsye, ne kemi ndarë përgjegjësit menaxheriale në mënyrë shumë precize. Datalab tani ka shefin ekzekutiv, me shefat për secilin depertament individual të cilët i ndihmojnë atijë. Kemi shefin e shitjeve dhe marketingut, shefin e zhvillimit, shefin e operacionev dhe IT shefin e financave dhe kontabilitetit. Pasi që jemi kompani në bursë, puna e shefave të departamenteve, mbikqyret nga bordi ekzekutiv, të cilët garantojë që vizioni i aksionarëve të realizohet tërësisht.
Ne kemi degë në çdo shtet ku jemi aktivisht prezent. Menaxhmenti i secilës degë/kompani është vedosur me shumë kujdes, ashtu që udhëheqësit e secilit department(marketigut, shitjeve, mbështetjes, akademisë, financave dhe kontabilitetit, etj.) ndihmojnë drejtorin e degës.
Pavarsisht veglave të menaxhmentit të cilat janë në dispozicon sot, çelësi kryesorë i suksesit është ekipi. Njerëz me vizion, dije, motivim, dhe vullnet për sukses personal sidhe sukses të Datalab janë kyç për suksesin tonë.
Detyra ime kryesore është, të siguroj që proceset në kompani janë të vendosura siç duhet, të përmirësoj komunukimin e brendshëm dhe të jashtëm, dhe të fus shpirtin e ekipit dhe punës në ekip në të gjith korporatën.
Vetëm kështu mund ta dyfishojmë qarkullimin në periudhë afatmesme.
Datalab tani është në duar tuaja. Na trego se ku do ta dërgosh produktin dhe kompaninë.
Moreno Rodman: PANTHEON me veçoritë e tijë tanë është një sistem i zhvilluar ERP. Janë përafërsisht 17,000 faqe në manualin e përdorimit për të. Përmbanë një përvojë të gjërë në biznes, sygjerime të përdoruesve për përmirësime, rregullacione, dhe përmirsim të procesit të biznesit. Është I gatshëm të zgjerohet në tregje të reja, sepse tani kemi njohuritë e nevojshme, veglat dhe njerëzit. Në të ardhme të afërt, ne dëshirojm të futemi në tregjet Italiane dhe të Ukrainës, ku situata të favorshme (ndalimi i konkurentit kryesorë në Ukrainë, dhe dëshira për bashkëpunim në një nga kompanitë më të mëdha të telekomit në Itali) kanë sjellë një ndryshim në strategjin e mos-zgjerimit.
Në aspektin tekonlogjik, ne duam të jemi pjesë e Revoluvionit Industrial 4.0. Së pari ishte avulli dhe makinat të cilat e bënë punën e paraardhësve tanë më të lehtë. Pastaj erdhi elektricitetim linjat e prodhimit dhe mordhimi në masë. Revolucioni i tretë industrial edhri me kompjuterët, automatizimin, makinat dhe robotët duke zëvendësuar njerëzit në punë intezive.
Pyetja nuk është se a do të vije Industria 4.0, por sa shpejt.
Sot po hyjmë në epokën e Industrisë 4.0, ku kompjuterët dhe proceset e automatizimit do të shkrihen në një makinë, në një mënyrë të re. Me algoritme të reja, inteligjencë artificiale, dhe “machine learning”, që kërkojnë më pak e më pak futje të të dhënave dhe më pak mundim ose kontrollim nga njerzit, Industria 4.0 na prezenton me “Fabrikën e Menqur”, ku sistemet e automatizuara monitorojnë proceset dhe bëjnë vendime të decentralizuara. Me “Internetin e Gjëra (IoT)”, sistemet veç se janë të afta të komunikojnë ndërmjet vete dhe me njerëzit në kohë reale.
Për këtë arsye, ardhmja e PANTHEON (dhe zhvilimit të tijë) do të jetë e fokusuar në këto drejtime:
- Interoperacionaliteti – aplikacionet dhe paisjet që janë të lidhura dhe komunikojnë ndërmjet veti dhe me njerëzit.
- Integrimi i Sistemeve, lehtësia e përdorimit dhe qasshmëria e të dhënave.
- Çertifikimet dhe qasje e shpejt në arkivat e dokumenteve elektronike (DMS)
- Mbështetje për të gjitha proceset e biznesit Rrjedhja e Biznesit/Menaxhimi i poceseve të biznesit.
- Procesimi, nënshkrimi, likuidimi I dokumenteve.
- Mbështetje automatike për proceset e prodhimit.
- Procesimi dhe anlalizimi i sasive të mëdha të të dhënave (Inteligjenca Biznesore ZEUS)
- Marrja e të dhënave nga dokumentet në letër dhe procesimi automatic me ndihmen e Iteligjencës Artificiale.
- Web shërbime për zhgjidhje individuale (faturim, PA WEB Lite, Backoffic, etj.)
- Komunikimi me paisje dhe palikacionet në gjuhën amëtare të përdoruesit…
Pyetja nuk është se a do të vije Industria 4.0, por sa shpejt. Sikurse “Big Data” dhe trende tjera biznesore, ne parashikojm që ata që e pranojnë këtë më së shpejt do të shpërblehen për kurajon e tyre për adoptimin e tekologjive të reja në kompanitë e tyre. Ata që e refuzojnë këtë rezikojnë të bëhen të pa rëndësishëm dhe të bijen në harresë.
Datalab dëshiron dhe sërish do të jetë njëra nga të parët në pranimin e trendeve të reja të cilat do ti shpalosim gjatë festës së përvjetorit tonë më 16 dhe 17 Nëntor në Portorzh, Slloveni, në Koferencën Ndërkombëtare të PANTHEON 2017, në të cilën edhe do të ju ftojmë me dëshirë.