Sponsorizimet dhe Donacionet nga Datalab
Në Datalab ne marrim përgjegjësinë për njerëzit dhe ambientin që na rrethon. Që nga krijimi jonë, ne kemi qenë aktivisht të involvuar në komunitet me anë të donacioneve dhe ofrimit të sponsorizimeve në pajtueshmëri me mundësitë tona. Ne ndaj 0.3% të fitimit vjetor për donacione.Datalab respekton intensivisht principet bazike të përgjegjësisë shoqërore:
- Trajtim i drejt dhe i barabart i punonjësve
- Të bërit biznes në mënyrë etike dhe të ndershme
- Respekt i të drejtave themelore të njeriut
- Sjellje e mirë me komunitetin lokal dhe shoqërinë e gjerë.
Disa nga donacionet dhe mbështetjet tona:
- Në prill 2014, si pjesë e një projekti humanitarë ne i dhuruam Shoqërisë Sllovene për Qëndrueshmëri Duh Časa kompjuter, serverë, shtëpiza të kompjuterëve, disqe memorike etj.
- Në Mars 2014, ne ndihmuam z. Boris Hebar për të blerë një karrocë hendikepësh për basketboll , në mënyrë që edhe ai të vazhdoj të luaj sportin e tij të preferuar, i cili i jep atij shumë inspirim për jetën e tij.
- Viti 2014 na gjeti duke e mbështetur edhe një herë eventin studentor “Maratona Universitare e Programimit” , ku garojnë grupe studentësh duke zgjedhur probleme të ndryshme në programim. Ekipi fitues gjithashtu garon në Garat Evropiane ACM ICPC..
- Në Dhjetor 2013, Datalab ishte ndër disa kompani të cilat mbështetën “Koncertin e 21-të Menaxherial” në Sallën Gallus të Qendrës së Kulturës dhe Kongreseve – Cankarjev dom.
- Në Tetor 2013, “Kongresi i 15-të i Ofruesve të Shërbimeve të Kontabilitetit” u organizua në Qendrën e Kongreseve Wellness Park Laško, ku Datalab ishte Sponsor Platinum i këtij eventi.
- Në Maj 2013, ne ua mundësuam vizitorëve që të shohin projektin/ekspozitën GOTO 1982 – Zhvillimi i Kulturës Kompjuterike Sllovene pa pagesë dhe të marrin pjesë në programin shoqërues. Pasi që ekspozita tregoi një sukses të madh, ajo kaloj në Muzeun Teknologjik të Sllovenisë në Bistra, ku ishte mbajtur nga fundi i Korrikut 2013.
- Në fund të Majit 2013, Banja Luka mbajti Mini Olimpiadën në Kontabilitet 2013, ku Datalab ishte sponsor gjeneral.
- Në Korrik 2012, Datalab tehnologije, së bashku me partnerët biznesor dhe shumë përdorues të PANTHEON, mblodhën 7,677 EUR për tre muaj gjatë grumbullimeve të fondeve për eventin e quajtur “Përqafo Oqeanin”, e cila ndihmoj për të dërguar të gjitha gjashtëdhjet njësive të Qendrës së Përkujdesjes Rinore Malči Melič në në pushim të paharrueshëm në bregdet.
- Në Prill 2012, ne kemi mbështetur ekspedicionin e bjeshkatarëve të rinj nga asociacioni “FreeApproved”. Ata kaluan një muaj në Alaska duke u ngjitur në maja të bjeshkëve të larta, zbuluar shtigje të reja, duke bërë majte të akullnajave dhe kanë filmuar një dokumentarë të quajtur Aurora Polaris, i cili më pas është shfaqur në Qendrën e Kulturës dhe Kongreseve Cankarjev dom në Nëntor 2012.
- Në Nëntor 2011, ne dhuruam dy kompjuter kopshtit të fëmijëve Tržič’s në Križe, në mënyrë që fëmijët atje të fillojnë të marrin njohuri elementare për kompjuterët.
- Në Maj 2011, ne dhuruam fonde Asociacionit të Zhytjes M3 në Novo mesto, të cilët kanë organizuar pastrimin e lumit Krka.
- Shkurti 2010 na gjeti duke ndihmuar Shkollën Fillore Helena Puhar në Kranj duke u dhuruar kompjuter me ekran LCD dhe të gjitha pajisjet tjera shtesë për të mbështetur procesin mësimor të nxënësve.
- Në verën e vitit 2009, ne dhuruam një kompjuter personal Qendrës për Punë dhe përkujdesje Tonka Hočevar. Kjo Qendër, e cila kryesisht përkujdeset për personat me nevoja të veçanta, për shkak të vështirësive financiare nuk mundte ta siguronte një kompjuter. Ne shpresojmë – me ndihmën e donacionit tonë – ata do të mund të vazhdojnë punën e tyre pa pengesa.
- Ne ishim sponsor i bronztë për udhëtimin fushorë në SHBA të organizuar nga Asociacioni i Studentëve të Informatikës.
- Në vitin 2008, Datalab dhuroj pesëmbëdhjet ekrane Neovo F-419 për kompjuter Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Mariborit.
- Divizioni i Pediatrisë në Qendrën Universitare Medicinale në Lublanë
- Kopshtin Zoologjik në Lublanë
- Asociacionin Slloven për Kancerin e Gjirit
- Qendrën e të Verbërve dhe persona me pengesa në të pamur
- Studentët e Fakulltetit të Shkencave Kompjuterike – udhëtim në SHBA në vitin 2006
- PATENTI.SI – Duke mbështetur luftën kundër direktivave të BE-së për patentat në softuer
- Instituti i Onkologjisë, Lublanë
- Asociacioni Slloven KLJUČ – Qendra kundër Trafikimit me Qenie Njerzore
- Shoqatën Sportive Kojoti në Ljubljana