Numërojmë për përdoruesin e 50,000 të PANTHEON

Mar 3, 2017 | Lajme

Ka mbetur vetëm çështje javësh para se përdoruesi 50,000 i PANTHEON t’i bashkohet komunitetit tonë. Ne i kemi një borxh të madh mirënjohje jo vetëm për përdoruesin të 50,000 por poashtu tek të gjithë ju, që keni ndjekur tregimin tonë.

Për këtë arsye, ne kemi vendosur që të përgatisim një dhuratë speciale për PANTHEON përdoruesin e 50,000.

Bashkohuni me neve, dhe bashkojuni festimit tonë!

Përdoruesi 50,000 i PANTHEON do të pranojë një kupon për 2 persona për dy ditë në Zagrebin e bukur!*

Si është rritur numri i përdoruesve tanë në 20 vitet e fundit?

1997 – Ditët e hershme. Qëllimi ynë ishte që të nxjerrim jashtë një ERP soufter që i lejon përdoruesit të kenë një pasqyrë dhe të ndihmojnë në menaxhimin e proveseve biznesore.
2000 – Na bashkohen 1000 përdoruesit e parë.
2004 – Ne i mbërrijtëm 5000 përdorues.
2006 – Vetëm 2 vite më vonë, përdoruesit i 10,000 i bashkohet komunitetit të PANTHEON.
2008 – Ne me shpejtësi kaluam 15,000 përdorues.
2010 – Përdoruesi me numër 20,000 i bashkohet komunitetit të PANTHEON.
2013 – Numri 13 qe me fat, duke e parë sesi i bëmë 30,000 përdorues.
2015 – Ne festuam përdoruesin e 40,000 dhe lirimin e gjenerates së re të soufterit tonë, PANTHEON X.
2016Në fund të vitit ne i uruam mirëseardhje përdoruesit numër 49,000 në klanin tonë.
2017 – Siç duket viti 2017 nuk do të festojë vetëm përvjetorin e 20 të Datalab, por edhe 50,000 përdorues të PANTHEON. Caqe për të cilat kemi ëndërruar prapa në vitin 1997. Caqe që na kanë shtyer përpara në 1997.

* Përdoruesi i 50,000 i PANTHEON do të pranojë një qëndrim fundjavor në Hotel Palaca në Zagreb për 2 persona, me vlerë €200 (përfsh. TVSH). Një kupon për 2 persona përfshin: 2 netë me mëngjes (Premte-Diele) për dy persona në një dhomë gjumi dyshe, recepsion VIP, Wi-Fi në të gjitha dhomat, fitnes gratis, regjistrim të hershëm dhe çregjistrim të vonë nëse është e mundshme. (Kuponi nuk përfshin parkimin dhe taksën e turizmit.)

Organizuesi nuk është përgjegjës dhe nuk do të jap llogari për çfarëdo dëmtimi që mund të vjen nga pjesëmarrja në garë. Organizatori poashtu nuk është përgjegjës për ndonjë lëndim, sëmundje dhe/ose dëm që mund të vijë nga pjesëmarrja në garë. Organizatori, përveç shpenzimeve të lidhura me kuponin, nuk përfshin asnjë shpenzim tjetër të ndërlidhur me udhëtim (p.sh. mbulimi i sigurimit shëndetësor jashtë vendit, shtesa, shpenzime të vizave, etj.). Emri i kompanisë fituese do të publikohet në websajtin e kompanisë në www.datalab.si. Fituesi do të njoftohet për çmimin përmes emailit.
Pranuesi i çmimit do të jetë një individ brenda kompanisë që është listuar si blerës i faturës. Kompania që ka blerë licensën e 50,000 ofron informacionin në individin që do të pranojë çmimin.

Fituesi do të pranojë kuponin përmes postës, pasi të kemi pranuar kopje të identifikimit. Ata poshtu mund të pranojnë çmimin personalisht në zyrën qendrore të kompanisë. Çmimi nuk mund të ndërrohet me para të gatshme ose ndonjë çmim materiali tjetër, dhe nuk është i transferueshëm tek ndonjë palë e tretë.